Ju kujtohet dhjetori 2019? Mbretëresha Elizabeth mbajti fjalimin e saj tradicional të Krishtlindjeve dhe vëzhguesit mbretërorë e vunë re shpejt se ndërsa ajo ishte e rrethuar nga fotot e familjes së saj nuk kishte një foto të Meghan Markle dhe Princit Harry.
Në atë kohë, komentuesit në Instagramin e Mbretëreshës të fjalimit të saj ishin të shumta. Ata vunë re mungesën e Meghan dhe Harry dhe nuk ngurruan të akuzonin se veprimi ishte i qëllimshëm.
Një libër i ri po del duke hedhur dritë mbi situatën. Në Brothers and Wives: Inside the Private Lives of William, Kate, Harry dhe Meghan, autori Christopher Anderson pretendon se Mbretëresha hoqi qëllimisht një foto të Sussexëve.
Një burim i tha Christopher-it se ajo “shikoi mbi tavolinat ku ishin renditur fotografitë që kishte zgjedhur me aq dashuri”, më pas vuri në dukje një foto me kornizë të Sussex-ëve me djalin e tyre Archie dhe tha: “Ajo, mendoj se nuk na nevojitet”.
Sido që të jetë, Mbretëresha i bëri thirrje Sussexëve në vetë fjalimin e saj duke iu referuar ardhjes së Archie, duke thënë: “Dyqind vjet nga lindja e stërgjyshes sime, Mbretëreshës Viktoria, Princi Philip dhe unë kemi qenë të kënaqur të mirëpresim stërnipin tonë të tetë në familjen tonë.”
*Ripublikimi i këtij artikulli mund të bëhet vetëm përmes citimit të autorsisë.