Home Aktualitet Letër e Hapur: Shoqata “Bijte e Shqipes” Drejtuar Kryeministrit të Republikes së...

Letër e Hapur: Shoqata “Bijte e Shqipes” Drejtuar Kryeministrit të Republikes së Kosovës z.Ramush Haradinaj

I nderuar z. Kryeminister, Me lejoni qe ne emer te Shoqates “Bijte e Shqipes” t’ju uroj gezuar diten perkujtimore te 10 vjetorit te shpalljes se pavaresise nga ana e kuvendit te Kosoves, te nje pjese te Shqiperise tone etnike, e shpallur si shtet sovran dhe i pavarur qe me 28 Nentor te vitit 1912 me nje akt te firmosur nga perfaqesues te zgjedhur nga te gjitha trojet shqiptare perfshire edhe perfaqesues nga krahina e Kosoves. Pas luftes se dyte boterore, kjo krahine e humbi totalisht sovranitetin e saj duke u pushtuar dhe inkuadruar ne juridiksionin e Jugosllavise. Gjate gjithe kesaj kohe, shqiptaret autoktone te Kosoves perjetuan gjithcka mund te paramendohet, vrasjet, torturat, perdhunimet, shpernguljet, duke u munduar qe ta spastrojne etnikisht dhe ti humbin cdo shenje te identitetit te saj. Por shqiptaret heroike, ky regjim i eger diktatorial, kurre nuk arriti ti mposhte, as ti zhduke, as t’ua ule krenarine, as t’ua humbe gjuhen, as t’ua ndryshoje traditat, as kulturen, as t’ua tjetersoje simbolet kombetare. Ne kohen kur Jugosllavia u shperbe, Kosova ngeli e fundit ne dore te Serbise se eger. Ajo u mundua ta mbaj me cdo kusht duke pretenduar qe eshte toke e shenjte serbe. Te njejtat ngjarje i perjetuan shqiptaret e Kosoves si para gati 100 vitesh por perseri nuk u gjunjezuan. Kosova e fitoi lirine e saj nga okupatori serb ne saje te rezistences popullore guerile te organizuar me vone ne Ushtri clirimtare si dhe fale nderhyrjes se fuqive nderkombetare per te shpetuar popullsine civile ndaj se ciles u ushtrua gjenocid dhe spastrim etnik. Une e di mire qe ju dhe familjaret tuaj kane dhene nje kontribut te cmuar per mbrojtjen e Kosoves si dhe per lirine e popullit shqiptar te Kosoves. Qindra mijera luftetare dhe civil jane vrare per Kosoven, perfshire se fundmi edhe pjesetare te familjeve te udheheqesve kryesor te luftes per liri si Familja e heroit Adem Jashari, familja Lladrovci, si dhe shume familje te tjera perfshire edhe familjen tuaj i nderuar z.Haradinaj. Une ndodhesha ne Gjermani ne kohen kur filloi lufta, ne nje azil ne republiken e Bajernit. Komandanti i kampit te azilit, nje oficer Gjerman i quajtur Kavelius, me kishte pare qe beja stervitje( Ne ate kohe isha mjeshter nderkombetar ne sportin olimpik te Taekwondo dhe trajner i ekipit kombetar te Shqiperise) dhe me rekomandon te ushtrojme te rinjte qe do ti kthente per ne Kosove. U angazhova dhe per disa muaj kemi stervitur disa te rinj, pjesetare te ushtrise clirimtare te Kosoves. Ata kishin vetem nje ideal: Te jepnin jeten per lirine e Kosoves dhe te mbuloheshin me flamurin e Gjergj Kastriitit. Disa nga ata e realizuan deshiren dhe si pashe kurre me. Disa te tjere nuk shkuan kurre ne lufte dhe bene plazh ne Durres prandaj dhe jane akoma gjalle. Disa luftuan edhe nen komanden tuaj. Njeri nga ata ishte 17 vjec, dhe u be ushtar i Kosoves, sot eshte gazetar dhe pasqyron aktivitetet tuaja politike. Ne ate kohe akoma nuk kishim dokumenta per te levizur dhe u desht per te shkuar ne Rambuje, ne konferencen nderkombetare ku do te diskutohej e ardhmja e Kosoves. U mblodhem nga te gjitha qytetet e Evropes dhe kaluam malet ilegalisht per te qene sa me shume prezent. Ia arritem! E gjithe Franca ishte plot me Shqiptare sa Evropa kuptoi qe Kosova me e madhe eshte brenda Evropes. Punoja ne te zeze ne nje restorant dhe laja pjata duke u paguar minimalisht. Me dilnin djerset edhe kur i laja me uje te ftohte. Nje pjese te fitimeve te punes i dergova ne Kosove nepermjet disa pirateve qe kurre nuk jepnin dokument dhe as i numeronin parate. Nje dite degjova se “jua kishin vjedhur parate” ne Shqiperi. Atehere e besova verberisht. Sot ata jane pjese e qeverise tuaj dhe kane pasuri marramendese. Sigurte diku aty ne pasurine e tyre do te jete edhe nje dite e punes time si lavapjates. Mbas shume mundimesh arrita ne Amerike si perfaqesues i Shqiperise. Isha nisur ne moshen 15 vjecare i vetem ne kufirin Shqiperi- Shqiperi por u kapa nga ushtria. Shpetova pa u vrare dhe sot jam akoma gjalle. Arrita ne Amerike mbas 27 vitesh. Sapo isha rehatuar me dokumenta, degjoj qe Komandanti Haradinaj eshte arrestuar dhe do te ekstradohet ne Serbi. Thirrem anetaret e shoqates dhe organizuam nje proteste masive para ambasades Franceze, dhe Serbe. I gezohem fryteve te te gjitha protestave qe bene shqiptaret neper bote. U gezuam kur morem lajmin qe u liruat. Festuam te gjithe. Ju rekomandova shokeve dhe miqve qe te votojne partine tuaj pasi mendova qe ishte alternativa me e drejte per te ardhmen e Kosoves dhe bashkimit kombetar. Ju u bete perseri kryeminister i Kosoves. Ju dergova pershendetjet e mia me nje luftetar qe ka mbaruar universitetin ne Gjermani dhe qe ka humbur njeren dore ne lufte si dhe e gjithe familja e tij ju vra nga okupatori serb nderkohe qe Ai ndodhej ne lufte duke mbrojtur familjen tuaj. Ai nuk u be kurre politikan, as kryeminister edhe pse ishte me i shkolluar se e gjithe qeveria e Kosoves sot. Nuk e kuptoj pse…Ai sot eshte i papune… Nje dite erdha te vizitoj Kosoven nga Amerika. Thashe te shikoj enderren e ish nxenesve te mi sa ka ndryshuar. Kur ika, e lashe plot me flamuj te kuq e te zinj, kur u ktheva asnje nuk gjeta. Pyeta cfare ka ndodhur dhe me thane qe i ka ndaluar qeveria. Per momentin mendova mos jam cmendur une. Nuk mund ta besoja. Shkova te Monumenti i heroit tone kombetar as aty skishte asgje. “Nese don flamur kombetar- me tha nje polic, “e ke te rrethi ne hyrje te Prishtines”. Edhe pse se besova por shkova. U gezova pa mase, thashe te pakten paskan treguar pak meshire, e paskan lene nje sa per shenje qe diku ketu ka ndonje shqiptar. Para disa ditesh nje ish nxenesi im, ushtare i ngelur gjalle, me shkruan qe po e heqin edhe ate shenje qe kishte ngelur. Nuk ju besova syve. Pse ta kete bere thashe me vehte.

Kerkoj thelle ne llogjiken time dhe ne fund gjej nje arsye. Mu kujtua qe ti nuk mund te formoje qeveri nese nuk do te beje koalicion. Dhe ne fund e arrite enderren u bere kryeminister duke qeverisur vendin tend dhe njekohesisht timin se bashku me nje nga vrasesit e nxenesit tim, njekohesisht edhe te vellait tend. E besoj qe edhe ty te eshte dhimbsur flamuri edhe pse jo me shume se mua. Por ti e ke zbutur dhimbjen me mjaltin e pushtetit ndersa une jo. As ai komandanti qe humbi familjen jo. Sigurte qe ke qene i detyruar nga Koalicioni me hasmin qe nuk mundi me ta shikonte flamurin e shqiptareve cdo dite. Dje lexova nje shkrim nga nje person qe ti dikur e shaje sepse kerkonte te shpikte nje komb Kosovar. Por cdo komb ka nje gjuhe. Jam kurioz cfare gjuhe do te shpike. Nuk e mora seriozisht se thashe Komandant Ramush ska shanse te leshoje pe ne kete drejtim as edhe te fale token e Kosoves sepse vellezerit e tij i kane dhene jeten per te. Me kujtohen premtimet tuana para fushates kur cirreshit ne televizione. Si per dreq me vjen nje lajm qe edhe token e ke fale. Dhe kete e lajmeronte Nje keshilltar i jot me nje mbiemer me ere, Mutoshi. I njejti i krijimit te teorise se kombit Kosovar, i njejti qe ti e shaje, tani eshte bere keshilltari jot. Ne fakt i bie urdheruesi jot. Si ka mundesi qe nje burre qe nuk u thye nga plumbat as nga dhimbja e humbjes se familjes, te thehet me paqe dhe te pranoje gjithcka qe nuk duhet bere ne dem te shtetit te vet? Une mendoj se dicka nuk shkon ketu, ose ti ke rreshqitur nga trute ose ke gelltitur ndonje luge gjelle te prishur dhe tani ta kane nxene koken me dere. Une mendoj qe ti ke nevoje per ndihme komandant.  Keto veprime jane duke e çuar republiken tende te Kosoves dhe krahinen time te Shqiperise  perseri ne duart e Serbise. Ti ishe komandant i nje sektori por nganjehere edhe komandanti suprem i ushtrise shkallon. Ne kete rast ushtria zgjedh nje tjeter. Une mendoj qe ushtaret clirimtare te Kosoves nuk e pranojne heqjen e flamurit kuq e zi. Ata me perpara te heqin ty sesa flamurin. Per hir te mospengimit te proceseve te shtetformimit, ne kundershtim me aktin e pavaresise, Tirana zyrtare e ka njohur pavaresine e Kosoves. Nje akt antishteteror pasi prekte direkt interesat kombetare. Por qe te shkeputet nje pjese e trungut te familjes shqiptare duhen pyetur te gjithe familjaret sipas se drejtes zakonore, civile, nderkombetare. Dmth duhet ti nenshtrohesh nje referendumi te te gjithe popullit shqiptar. Kjo nuk ka ndodhur kurre tek ne. A mundesh ti z kryeminister te shesesh ligjerisht nje prone pa marre pelqimin e te gjithe pjestareve madhore ne familje.Jo! As ne kete rast, Ju nuk mund te merrni vendime themelore per republiken e Kosoves pa marre pelqimin edhe te shtetasve te Shqiperise. Kosova dhe Shqiperia jane ketu qe kur ka lindur jeta e pare. Ne jemi kalimtare por nuk mund te ndryshojme as kufijte dhe as simbolet. Ne e festojme se bashku lirine e Kosoves sepse gezohemi qe me ne fund nuk jemi nder regjimin serb, por nuk mund te festojme pavaresine e Kosoves nga Shqiperia. Ne festojme diten perkujtimore te shpalljes se pavaresise por nuk mund te festojme diten e Shqiperise se pavarur perderisa Trojet shqiptare te percaktuara ne harten e pavaresise, nuk jane ne harten e kufijve administrativ te shtetit Shqiperi. Sot ne qytetin tim te lindjes Kukes, niset nje karvan me njerez per te marre pjese ne festimet e pervjetorit te shpalljes se pavaresise nga Serbia. Ju lutem komandant, meqe nuk gjenim dot flamuj te pakicave kombetare me yje a mund te festojme me flamuj kombetar? Ju lutemi mos i urdheroni policet qe ruajne kufirin me absurd ne bote qe te ndalojne flamurin me te cilin ata kane mbuluar familjaret e tyre te rene ne lufte. E kam fjalen per ate kufirin qe mashtroje para fushates qe do ta hiqje ne Janar. Tani jemi ne Shkurt. Ne te kundert ne do te protestojme ne kufi dhe do te ankohemi per mpsrespektim te simboleve te pakicave kombetare. Ju garantoj qe ky gjest nuk do te perseritet me pasi brenda nje viti shume bashkekombas te mi nga Shqiperia do te themelojne partine e pakices shqiptare ne Kosove si zgjidhje e vetme per te legjitimuar perdorimin e flamurit tone kombetar. Meqenese shumica e ka te ndaluar nga ju te gezoje simbolet kombetare, atehere ne shqiptaret qe sipas Jush me nder, jemi te detyruar te krijojme nje pakice si ajo serbe, magjupe, turke etj. Uroj te gjej mirekuptimin tuaj/ me nderime Fatmir Bardhoci President i shoqates  “Bijte e Shqipes” New York, USA Bashkangjitur harta e Shqiperise qe te gjithe Shqiptaret njohin te pandare!/Bulevard News/