Home Politike Lëshimi i dy satelitëve në hapësirë/ Ironizon Spahiu: Nuk duhen raketa për...

Lëshimi i dy satelitëve në hapësirë/ Ironizon Spahiu: Nuk duhen raketa për të identifikuar katet pa leje

Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar lëshimin në hapësirë të dy satelitëve Albania 1 dhe Albania 2.

Spahiu u shpreh se ajo që e bën të dyshojë është mungesa e informacionit për lëshimin e këtyre dy satelitëve.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu thotë se duhet të ketë më shumë të dhëna mbi arsyen pse janë hedhur apo sa do të qëndrojnë në hapësirë satelitët.

Përmes ironisë, analisti është shprehur se nuk ishte e nevojshme të lëshoheshin satelitë për të identifikuar katet pa leje.

“Informacioni se pse i duhen satelitët është disi i mangët dhe i vetmi informacion që doli është nga hakerat iranian.

Ajo çfarë dimë është një informacion shumë i shkurtër që lidhet me identifikimin e trojeve të ndërtimit, tokave bujqësore dhe identifikimin e fluksit të trafikut rrugor apo dy-tri çështje të sigurisë. Nëse janë vërtetë në funksion të këtyre çështjeve unë mendoj se këto 6 milionë euro nuk janë shumë.

Ajo çfarë më bën të dyshojë është mungesa e transparencës, nuk mund të dalësh në ‘Facebook’ dhe të thuash u ngritën këto në ajër. Çfarë u ngrit në ajër, pse u ngrit dhe sa kohë do të qëndrojë në ajër?! Nuk mendoj se duhet të ngriheshin raketat në qiell për të identifikuar katet pa leje”, tha Spahiu.

Previous articleVuante nga probleme shëndetësore, 64 vjeçari i burgosur në burgun e Shënkollit mbërrin i pajetë në spitalin e Lezhës
Next articleRaporti i INSTAT për administratën, PD e Berishës dhe PL e Metës: Rama shtet rrumpallë për interesa partiake