Një tërmet i fortë është regjistruar në Kalabri. Tërmeti me magnitudë 4.8 është regjistruar në brigjet veriperëndimore në orën 4:41, raporton “TgCom 24”.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), tërmeti kishte një hipoqendër në një thellësi prej 266 km dhe një epiqendër në det 46 km në perëndim të Kozencës.
Për momentin nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.