Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi do të kandidojë për Lëvizjen Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit aty ku pretendon të marrë 3 mandate.
“Ekipi i LSI-së kthehet me fitoren e 3 mandateve në qarkun Berat. Bashkë me doktor Benard Nonaj ,ish Kryetarin e Bashkisë Nesimin, kryetarin e LSI Avdylin dhe mbështetës në Skrapar, me doktor Tanin dhe mbështetës në Poliçan.
Kudo bashkim, mobilizim, shpresë, besim dhe optimizëm, për fitore në qarkun Berat dhe gjithë vendin. Fitorja është e sigurt dhe i përket vetëm shqiptarëve,” shkruan Maliqi.