Home Slideri Lefter Koka kryetar bashkie në Durrës, Dako në qeveri

Lefter Koka kryetar bashkie në Durrës, Dako në qeveri

Vangjush DakosNga Xhevo Gradica / Zbardhen detajet e marrëveshjeve të realizuara mes eksponentëve të PS dhe LSI në Durrës. Burime shumë kofidenciale kanë saktësuar se çdo gjë është vendosur mes aleatëve të rinj të cilët për disa vite kanë qenë antagonistë mes tyre ngase LSI qëndroi në anë të kryeministrit Sali Berisha dhe PD-së. Lefter Koka do të jetë kanditat i padiskutuar i socialistëve për mandatin e ardshhëm të kryetarit të bashkisë së Durrësit, ndërkohë që kryetari aktual Vangjush Dako do të ngjesë shkallët e institucioneve të rëndësishme qeverisëse në Tiranë. Realisht në Durrës çështje dhe hamendësi të tilla janë diskutuar disa herë dhe prej kohësh, por këto ditë gjërat kanë nisur të konkretizohen. Koka e ka shfaqur ambicien e tij për të rimarrë postin e kreut të bashkisë që në kohën kur ishte në anën e grupit me të djathtët, ndërkohë që tani duket se do e ketë me të lehtë, gjithnjë nësë Dako do të gjykojë për këtë zgjedhje. Në Durrës personi me pushtet të padiskutuar politik është kryetari i bashkisë Vangjush Dako i cili e ka siguruar këtë kredibilitet në saj të dy mandateve të tij qeverisëse. Ai ka kohë që e ka pohuar në rrethe të besuara se do të synojë të japë kontribute në nivele më të larta qeverisëse. Dako në zgjedhjet e fundit lokale ka mundur të thellojë edhe më tej hendekun mes votuese të majtë e të djathtë pasi ka marrë 4000 mijë vota më shumë se konkurenti i tij. Rezultati ka qenë i pabesuar edhe për selinë rozë në Tiranë ndërkohë që nuk ka pasur asnjë lloj kontestimi nga PD. Rezultatet e kanë bërë Dakon edhe më të besuar duke e bërë atë faktor kryesor në të gjitha debatet politike. Edhe pse nuk janë dhënë shumë detaje flitet se Dako e Koka kanë mundur të gjejnë një pikë takimi përsa i përket synimeve për zgjedhjet e 23 qershorit. Me fitoren e zgjedhjeve të qershorit pritet që Dako të lërë mandatin e kryetarit të bashkisë për të fituar një post ministrot, ndërkohë që këtë fakt e ka nuhatur Lefter Koka i cili kërkon të bëhet faktor për të marrë mandatin e kryetarit të bashkisë së Durrësit.

Previous article“Të paktën 3 herë në javë”, kushti i modeles për t’u martuar
Next articleKryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako takon kryebashkiakun e Selanikut Janis Butaris gjatë vizitës në Selanik