Home Kronika Lefter Alla në burg, Këshilli Bashkiak i Bulqizës zgjedh kryetarin e ri

Lefter Alla në burg, Këshilli Bashkiak i Bulqizës zgjedh kryetarin e ri

Pas arrestimit të Lefter Allës nga SPAK dhe pas shkarkimit të tij nga Kryeministri Rama, Këshilli bashkiak i Bulqizës ka zgjedhur një kryetar provizor për të kryer funksionet.

Këshilltarët kanë zgjedhur kryetarin e tyre, Gëzim Xhafa për zëvendësues të Lefter Allës. Pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i këshillit, Gëzim Xhafa ishte i vetmi kandidat që hyri në garë, duke marrë 11 vota nga 16 anëtarë të pranishëm, 4 kundër e 1 e pavlefshme.

Pas vendimit të sotëm të këshillit bashkiak, Xhafa do të nisë detyrën pas konfirmimit të vendimit nga Prefekti i Qarkut Dibër.

Lefter Alla është shkarkuar nga detyra nga kryeministri Edi Rama, për shkelje të rënda, pas arrestimit nga SPAK për abuzimet me tenderat publike, duke favorizuar kompanitë e të afërmve të tij.

Bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, ranë në pranga për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Në pranga ka rënë edhe nënkryetarja e Bashkisë, Enkeleda Lleshi.

Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri.  Më 18 mars, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Bulqizës, dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.

Previous articleVENDIMI/ Belinda Balluku shton emrin e motrës së saj, Pamela Qirko për t’u trajtuar si VIP në Aeroportin e Rinasit
Next articleArbërishtja gjuha përbashkuese e arbëreshëve të Italisë!