Home Sport Lara Colturi shpallet kampione bote në ski me flamurin shqiptar

Lara Colturi shpallet kampione bote në ski me flamurin shqiptar

Lara Colturi shkruan historinë e sportit shqiptar, duke u shpallur kampione bote për të reja në ski. Talentja 16-vjeçare, ka dominuar në disiplinën Super G në pistën e Saint Anton të Austrisë, ku dominoi garën duke i dhënë kundërshtares zvicerane Stefanie Grob një diferencë me 65 të qindtat, dhe italianes Alice Calaba 72 të qindtat.

Vajza e kampiones italiane Daniela Ceccarelli, që mori nënshtetësinë shqiptare së bashku me të ëmën që mban edhe postin e trajneres së Kombëtares kuqezi, shihet si një nga protagonistet e skive në të ardhmen, dhe titulli i sotëm e tregon më së miri.

Previous articlePas 2 dekadash, JLo zbulon se çfarë ndodhi para martesës së saj me Ben Affleck
Next articleVrasja Pjerin Xhuvanit në Elbasan, përfundon seanca ndaj Arbër Paplekajt! Dëshmojnë 4 anëtarët e ish-Strukturës së Armatosur në PD: S’mbajmë mend asgjë