Home Sport Laporta godet Mbappe, rrëfen prapaskenat me francezin: Na kërkoi 50 mln euro...

Laporta godet Mbappe, rrëfen prapaskenat me francezin: Na kërkoi 50 mln euro në sezon

Johan Laporta, presidenti i Barcelonës, në një intervistë për Radio Catalunya, preku shumë tema, në lidhje me projektin e tij të ri, por nuk harrojë as të thumbojë rivalët e tyre të përjetshëm, Real Madrid, të cilët po investojnë shifra të çmenduara për të transferuar Kylian Mbappe:

“Mqs ishte një lojtarë në skadencë të kontratës e kontaktuam, por na kërkojnë 50 milionë euro në sezon, shifër që ne nuk mund t’ia lejojmë vetëm për një lojtarë i cili mbase nuk arrin as ta fitojë Champions League, do të ishte një ofendim për lojtarët që rriten te ne.

foto galeri

 

Lewandowski? Ne po punojmë për të përforcuar grupin por edhe për të rregulluar bilancet e klubit. Nëse arrijmë të shlyejmë të gjithë borxhet atëherë mund të vëmë në jetë të gjithë operacionet”, u shpreh ndër të tjera Laporta.