Home Kosova Lama: Thaçi është bërë avokat i Daçiqit

Lama: Thaçi është bërë avokat i Daçiqit

largea_alma_lama1361228652Përbuzja e ndërkombëtarëve po na nxit për bashkim kombëtar.

Kryeministri Hashim Thaçi është bërë avokat i Daçiqit në Bruksel, pasi ky flet si do Brukseli të dëgjojë dhe kryeministri ynë bën avokatin e tij, ka deklaruar sonte deputetja Alma Lama e Vetëvendosjes.
Ajo duke folur për përvjetorin e Pavarësisë, e ka çmuar Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës duke e vlerësuar lart në kontekstin historik si një arritje e madhe dhe si një shpërblim për 100 vjet sakrificë.
Ajo tha se për këto pesë vite ishin përplot sfida, dhe Kosova duhej të dëshmonte para botës se di dhe mund të qeverisë mirë dhe në mënyrë demokratike.
Sa i përket simboleve ajo tha se edhe konkursi publik doli farsë, sepse ai ishte porositur për prodhim në Turqi një muaj pa mbaruar konkursi dhe se doli se asnjë nga konkurrentët nuk e kishte dhënë me atë imazh. Sa i përket himnit Lama tha se ai është pa tekst dhe atij i mungon krijimi i bindjes dhe respektit siç kërkon një himn.
Ajo tha se simbolet janë të imponuara nga jashtë, andaj shqiptarët kanë të drejtë të vendosin ti pranojnë ose jo për simbolet e huaja. Simbolet janë pjesë e shpirtit dhe traditës së një kombi.
Ajo tha se pakoja e Ahtisarit mund të jetë për të mirë apo për të keq që nuk u miratua nga Këshilli i Sigurimit dhe po ashtu fakti që nuk u miratua e lehtëson rrugën e bashkimit kombëtar.
Sa i përket zgjedhjet, Kuvendi janë institucione të kombit, dhe në rast se edhe simbolet hidhen në referendum atëherë janë të popullit dhe edhe Vetëvendosje do ti respektonte. Ajo kujtoi se njerëzit kanë vuajtur, janë burgosur, keqtrajtuar dhe kanë luftuar për dhe me flamurin kombëtar.
Ajo tha se mënyra se si ndërkombëtarët po sillen me shqiptarët po prodhojnë efekte me të cilat po i nxisin drejt bashkimit. Ajo tha se kjo lëvizje do të vazhdojë të kërkojë bashkimin si proces i natyrshëm, e pranojmë shtetin e Kosovës dhe pavarësinë si një hap i ndërmjetme dhe ai do të ndodhë. Lama tha se duhet të punohet shumë pasi ka shumë retorikë, por jo punë për bashkim. Ajo tha se janë krijuar raporte shumë të mira bashkimi, por nuk ka hapa të mjaftueshëm institucional. Sipas Lamës ka shumë fusha bashkëpunimi si në arsim, librat, në shëndetësisë ekonomi, dhe për këto nuk ka pengesa. “Me çfarë filozofie do të mund të ndalonte që të kemi një treg të përbashkët? Thjeshtë mungon vullneti politik dhe partiak tek partitë qeverisëse”, tha Lama në “Interaktiv”.

Duke folur për bisedimet Kosovë-Serbi, Lama tha se është humbje kohe dhe dinjiteti të shkosh të bisedosh me Daçiqin njeriun më të afërt të Milosheviqit. Ajo tha se më shumë do të jetë retorikë ku Daçiqi do të flasë si do Brukseli, ndërsa Thaçi luan rolin e avokatit të Daçiçit. “Kështu bën Thaçi sa e kam parë unë”, tha ajo.
Lama tha se deri më tash ka pasur vetëm rrjedhje të sovranitetit, dhe jo marrëveshje funksionale, sikurse ajo për IBM-në, kjo nuk mund të funksionojë pa pasur raporte të mira fqinjësore, besueshmëri etj. Ajo tha se Serbia është e interesuar të eksportojë vetëm krim në Kosovë, dhe të gjitha investimet janë që Kosovën ta bëjë ose ta paraqesë si shtet të dështuar.
Lam tha se nuk mund të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë, pa u normalizuar vetë Serbia. Lama tha se së pari është dashur të bombardohet më shumë Serbia, ti shkatërrohet ushtria, të nazifikohej Serbia, të pranonte krimet në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin, por mos ndodhja e këtyre proceseve ka bërë një Serbi tejet agresive, e cila e ka shprehur këtë me agresionin në veri. “Pajtimi mund të arrihet vetëm me pranimin e fajit sikurse ka bërë Gjermania”, tha Lama.
E pyetur për punën e Kuvendit, bojkotin së fundi nga VV dhe LDK-ja, tha se kjo ka ndodhur në disa raste me vetë shumicën, e cila për të shmangur moskalimin e emërimeve të njerëzve të saj, ajo ka braktisur seancat. Lama për AAK-në tha se asaj i mbetet të vendosë për rrugën e saj, nëse duhet ti bashkohet opozitës për të mos lejuar të ndodhin gjërat negative që kanë ndodhur në vazhdimësi. BS

Previous articleRusia dërgon ndihma në Siri, merr qytetarët e vet
Next articlePrefekti i Durrësit Genci Alizoti: Ja çfarë di për skandalin e pronave në Hamallë të Durrësit