Home Kosova Lajmi i fundit/ Arrihet marrëveshja e reciprocitetit të targave midis Kosovës dhe...

Lajmi i fundit/ Arrihet marrëveshja e reciprocitetit të targave midis Kosovës dhe Serbisë

Pas dy ditësh bisedime në Bruksel arrihet marrëveshja e reciprocitetit të targave midis Kosovës dhe Serbisë.

Lajmin e ka dhënë i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili në një status në Twitter ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes.

‘Ne kemi nje marreveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe pajtuar për të mirën e njerëzve.‘- shkori Lajçak.