Home Politike Lajm i mirë për punonjësit e administratës, Rama zbulon sa shpërblim do...

Lajm i mirë për punonjësit e administratës, Rama zbulon sa shpërblim do të marrin për festa

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë punonjësit e administratës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë ka bërë të ditur se të gjithë punonjësit me pagë nën 60 mijë lekë bruto, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000 lekë.

Sipas Ramës, ky shpërblim do të jepet për të gjithë punonjësit, nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta.

“MIRËMËNGJES

dhe me kënaqësinë që 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, duke nisur nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000Lekë (të reja), ju uroj të gjithëve të dashur miq gojëmbël e gojëthartë një ditë të fundit të vitit të paqme pranë familjeve tuaja”, ka shkruar Rama.

Previous articleLuks apo veshje të lira? Mësoni se çfarë shpenzojnë më tepër shqiptarët
Next articleZyrtare/ Cristiano Ronaldo nënshkruan me Al Nassr, rroga është e çmendur, ja sa do të fitojë