Home Bota Lajm i mirë/ Niset një tjetër anije me grurë nga porti i...

Lajm i mirë/ Niset një tjetër anije me grurë nga porti i Odesës, ja destinacioni

Niset sot nga porti i Odesës një anije që transportonte grurë në Bririn e Afrikës. Kjo është anija e parë e marrë me qira nga programi ushqimor i OKB-së që niset nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus.

Anija, me 23,000 tonë metrikë grurë, është e destinuar për në Afrikën Lindore dhe do të ofrojë ndihmë thelbësore humanitare për një zonë të shkatërruar nga uria, pjesërisht e shkaktuar nga bllokada që erdhi nga lufta.

Sipas Programit Botëror të Ushqimit (WFP), i cili bleu më shumë se gjysmën e grurit të tij nga Ukraina përpara konfliktit, një rekord 345 milionë njerëz në 82 vende tani po përballen me pasiguri akute ushqimore dhe kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare.

“Hapja e porteve të Detit të Zi është gjëja e vetme më e rëndësishme që mund të bëjmë tani për të ndihmuar të uriturit e botës”, tha David Beasley i WFP.

Në korrik, Rusia dhe Ukraina arritën një marrëveshje për të lejuar eksportin e grurit, megjithëse më pak se 24 orë më vonë raketat ruse shënjestruan një port në Odesa.