Home Aktualitet Lajm i keq për emigrantët shqiptarë? Suella Braverman e vendosur, gati të...

Lajm i keq për emigrantët shqiptarë? Suella Braverman e vendosur, gati të firmosë marrëveshjen për…

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman do të shkojë në Ruanda për marrëveshjen prej 140 milionë paundësh e Britanisë për dërgimin e azilkërkuesve andej nga kanë ardhur.

Braverman do të riafirmojë angazhimin e saj në marrëveshjen e arritur në prill 2022 nga paraardhësja e saj Priti Patel, e cila deri më tani nuk ka mundur të arrijë qëllimin e qeverisë për të penguar kalimet e paligjshme me gomone.

“Ruanda është një vend dinamik me një ekonomi të lulëzuar. Më ka pëlqyer ta vizitoj vetë, dy herë, dhe mezi pres ta vizitoj sërish,” tha Braverman.

Kjo e fundit do të takohet me politikanë të lartë të Ruandës dhe do të vizitojë objektet e ngritura si pjesë e Partneritetit të Migracionit dhe Zhvillimit Ekonomik, i cili është pjesë integrale e projekt- ligjit të ri të migracionit të paligjshëm.

Previous article“Drejtësia socialiste”, Berisha: Arsimi parauniversitar është partizuar, portali për mësuesit kurth!
Next article“Mbaroi, kujdesu për fëmijën!”/ Telefonata e fundit e Francesco Vitale. Rrëmbyesit kërkuan shpërblim prej 500 mijë eurosh, boksieri shqiptar…