Sfida do të luhet të dielën në stadiumin ‘’Loro Boriçi’’ në Shkodër ditën e diele në orën 16:45 duke ndryshuar dhe orari pasi ishte parashikuar për tu luajtur po të dielën, por në orën 13:45.
Arsyeja e këtij spostimi është se fusha e stadiumit të Egnatias është rënduar shumë dhe do të bëhen punime pasi në këtë stadiumi do të luhen dhe eliminatoret e U-19 në muajin nëntor.
Një situatë aspak normale për kampionët e Shqipërisë të cilët kanë që nga fillimi i kampionatit që luajnë në stadiume të ndryshme pasi në ‘’Niko Dovana’’ po kryhen punime.