Home Sport LAJM I FUNDIT/ Martini dhe Brdariç zgjedhin titullarët, ja si rreshtohen Vllaznia...

LAJM I FUNDIT/ Martini dhe Brdariç zgjedhin titullarët, ja si rreshtohen Vllaznia dhe Teuta në finale të Superkupës

 

 

Do të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja kampet ku të dyja ekipet do të kërkojnë me doemos trofeun e Superkupës së Shqipërisë.

Statistikat tregojnë se në 4 ndeshjet e fundit, gjithçka ka qenë pothuaj e barabartë ku 1 fitore ka shkuar për Vllazninë, 1 për Teutën dhe 2 kanë qenë barazime.

Dy rezultate kanë qenë 1-0 dhe sdy të tjerat kanë përfunduar me shifrën e bardhë 0-0. Edi Martini është trajneri më i suksesshëm në historinë e Teutës.

Gjatë një viti e pak, trajneri dhe Teuta e tij kanë fituar tre trofe. E nisën gushtin e 2020-ës me Kupën e Shqipërisë.

Një muaj më pas Superkupën e Shqipërisë dhe në maj shkodrani në stolin e durrsakëve fitoi kampionatin shqiptar. Askush si ai nuk ka fituar.

Ama Martini mund të hyjë në histori sepse mund të fitojë Superkupën e dytë dhe trofeun e katërt rresht që do të ishte një statistikë e jashtëzakonshme.

FORMACIONET ZYRTARE –

Teuta: Qirko, Todorovksi, Ivanoviç, Selmani, Xhekson, Aleksi, Daja, Kallaku, Vila, Plaku, Gjorgjiev. Trajner: Edi Martini.

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Dianje, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Heriç, Kruja, Latifi, Gjurgjevikj. Trajner: Thomas Brdariç./PANORAMASPORT.AL