Home Slideri Lajm i fundit / Ambasada amerikane : Jemi të tronditur nga vendimi...

Lajm i fundit / Ambasada amerikane : Jemi të tronditur nga vendimi i gjykatës për 21 janarin

arvizu-300x198Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas vendimit për të shpallur të pafajshëm të akuzuarit për vrasjet e 21 janarit. Ata e quajnë tronditës vendimin dhe thonë se ai minon besimin tek sistemi gjyqësor. “Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011. Menjëherë pas 21 janarit 2011, Shtetet e Bashkuara, si një mike dhe mbështetëse e popullit shqiptar, iu përgjigjën një kërkese urgjente të Qeverisë së Shqipërisë dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për asistencë në hetimin e vrasjeve. Shtetet e Bashkuara dhanë ndihmë të shumëanshme, përfshirë ekspertizë nga Laboratori Kriminalistik i Byrosë Federale të Investigimit, një nga më të mirët në botë. Përgjatë gjykimit të çështjes, Shtetet e Bashkuara kanë bërë vazhdimisht dhe në mënyrë konse-kuente thirrje për një hetim dhe proces gjyqësor tërësor, gjithë-përfshirës dhe objektiv. Fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente,” thuhet në deklaratën e ambasadës.

Previous articleTunizi: U vra lideri opozitar
Next articleTregimtaria poetike e Bedri Tahirit