Home Rajoni Lajçak paralajmëron “bisedime strategjike” BE -SHBA për t’i përcaktuar hapat e ardhshëm...

Lajçak paralajmëron “bisedime strategjike” BE -SHBA për t’i përcaktuar hapat e ardhshëm të dialogut

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, në përmbledhjen javore është deklaruar edhe për takimin e nivelit të lartë të 14 shtatorit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Takimi kishte përfunduar pa rezultat në procesin e dialogut.

Këtë e ka pranuar edhe Lajçak, duke paralajmëruar kështu bisedime strategjike me Bashkimin Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi.

Lajçak ka përmendur edhe situatën në Veri të Kosovës, që thotë se është e tensionuar.

”Javën e fundit e kalova në Bruksel, ku së bashku me ekipin tim, u përgatitëm për takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë të së enjtes të organizuar nga BE HR/VP Josep Borrell. Siç është shprehur tashmë në komentet e shtypit nga HRVP, ne shpresonim për një rezultat më të mirë. Gjendja e lojës në Dialog, së bashku me situatën e tensionuar në veri të Kosovës do të jenë objekt i diskutimeve të ardhshme strategjike me partnerët tanë amerikanë dhe evropianë për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm”.

Ai ka treguar se pas takimit trepalësh me Kurtin e Vuçiqin i është drejtuar ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

”Pas takimit të nivelit të lartë, iu drejtova ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel. Unë jam mirënjohës për interesimin e tyre në Dialog dhe për mbështetjen e tyre të fortë.

“U takova gjithashtu me Drejtorin e Çështjeve Politike dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Këshillit të Evropës Miroslav Papa, të cilin e informova për Dialogun. Vlerësoj shkëmbimin interesant për zhvillimet në Këshillin e Evropës dhe konfirmimin e bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm në promovimin e standardeve evropiane në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Lajçak, të dielën.

Takimi në mes Kurtit dhe Vuçiqit nuk ka prodhuar rezultat. Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kishte deklaruar se “Kurti ka refuzuar propozimin e BE-së”.

Ndërkaq, Albin Kurti ka thënë se “kompromisi nuk ka qenë i duhur për Kosovën”, më pas zyrtarë të kabinetit të Qeverisë kanë deklaruar se “propozimi i BE-së ka qenë i njëjti me atë të Serbisë paraqitur gjashtë muaj më parë”.

Madje Borrell dhe Lajçak janë akuzuar se “po ia mbajnë anën Serbisë”.

Previous articleArsenal ndjek Man.City. Chelsea ende zhgënjim total, Pochettino “qan” Brojën me shokë
Next articleJeta e re pas divorcit: Sa zgjasin dhimbja dhe vuajtja për shkak të dështimit të lidhjes?