I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka deklaruar se nëse nuk ka Asociacion, nuk ka as marrëveshje. Duke folur pwr mediumin publik serb RTS, Lajçak ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet dhe nëse nuk formohet sipas tij nuk do të ketë marrëveshje.
“Nëse nuk ka asociacion, nuk ka marrëveshje. Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”, tha Lajçak.
Sipas tij, takimi në Ohër synon arritjen e një marrëveshjeje për përmbushjen e marrëveshjes, e cila ka një mbështetje nga BE-ja.