Home Kosova Lajçak: Doja ta informoja personalisht opozitën në Kosovë, para takimit Kurti-Vuçiç më...

Lajçak: Doja ta informoja personalisht opozitën në Kosovë, para takimit Kurti-Vuçiç më 18 mars

 Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi me partitë opozitare në Kosovë ka qenë për t’i informuar për takimin e 18 marsit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Sipas tij, ky takim ka pasur për synim që t’i informojë partitë opozitare personalisht, teksa thotë se është përmbushur qëllimi, njofton Ekonomia online.

“Mendoj se është e rëndësishme në këtë pikë për mua të takohem me partitë opozitare dhe unë takova PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, të cilat i informova për procesin, për pritshmëritë e komunitetin internacional”.

“Edhe ata shpjeguan pozicionet e tyre partiake. Pra, është gjithçka përgatitje e takimit të 18 marsit”.

“Është gjithashtu e rëndësishme që ta dëgjojnë nga unë dhe jo vetëm nga mediet ose parlamenti. Për mua takimet e kanë përmbushur qëllimin”, thotë Lajçak.

Previous articleLuizit i shkon mesazh urimi nga ‘çunat e Londrës’: Na u dogjën lulet duke të parë 24 orë
Next articleNga hera e fundit që kanë kryer marrëdhënie te banorja që kanë fantazuar seksualisht, djemtë e BB VIP përgjigjen troç