Home LifeStyle Lady Gaga do të ketë fëmijë në dekadën e ardhshme

Lady Gaga do të ketë fëmijë në dekadën e ardhshme

Mesa duket Lady Gaga është gati të bëhet mama. Gjatë një interviste me vlogeren Nikkie, ylli i muzikës dhe kinematografisë foli për gjërat që do të dëshironte të bënte dekadën e ardhshme, ku përfshihen edhe planet për të patur fëmijë.

Do të bëj më shumë muzikë , nuk kam në plan të tërhiqem. Dua gjithashtu të luaj në më shumë filma. Njëkohësisht dua të bëhem me fëmijë dhe t’i dedikohem kompanisë së make up.” u shpreh Gaga. Gjithashtu ajo shtoi: “Po jetoj në një periudhë ku jam e inspiruar. Kur jam e inspiruar i bëj gjërat në mënyrën e duhur. Do të ketë plot gjëra të çmendura dhe të bukura në dekadën e ardhshme. Tani nuk e di ekzaktësisht se çfarë por të jeni të sigurt që do të bëj gjëra të çmendura.”

Ylli i popit ka folur edhe në lidhje me prindërimin. Ajo ka dhënë  disa detaje se çfarë mamaje do të donte të ishte. “Mamaja ime është e bukur si brenda ashtu dhe jashtë. Është shumë e veçantë. Shpresoj shumë që kur të kem një vajzë të vogël ose një djalë, të më shohin mua duke vënë make up përpara pasqyrës, njëlloj si unë shihja mamanë time.” përfundoi ajo. |Bulevard News|

Previous articleDrejtori i Përgjithshëm i Policisë zbulon sa forca policie u angazhuan këto ditë dhe paralajmeron …
Next articleAtentati ndaj Inez Hajrullës në Vlorë, 2 shqiptarë arrestohen në Itali, zbardhet skema si u gjurmuan