Home Kronika Laboratori i drogës në Fier, zbardhen detaje të reja nga përgjimet, ja...

Laboratori i drogës në Fier, zbardhen detaje të reja nga përgjimet, ja lidhja me trafikantët kolumbianë

Detaje të tjera kanë dalë pas hetimeve për trafikimin e 430 kg kokainë në fier. Nga përgjimet mes anëtareve të grupit, flitet për mënyrën e trafikimit të kokainës dhe bashkëpunimi me grupet e tjera jashtë Shqipërisë ku të përfshirë rezultojnë edhe zyrtarë shtetërorë.

Komunikimet mes anëtarëve që trafikoi 430 kg kokainë të fshehur në plehun kimik, kanë zbuluar lidhjet me grupet e tjera kriminale jashtë Shqipërisë.

Sipas hetuesve, Nikolin Gjolena që cilësohet si financuesi  grupit, është personi që ka vendosur kontaktet në Kolumbi për trafikimin e kokainës. Nga përgjimet ka rezultuar se Nikolin Gjolenaçflet me Denilson Çarvanakun për mënyrën si transportohet kokaina deri tek bashkëpunimin me trafikantët e lidhur me policinë.

Një përgjim që mban datën 30 gusht mes Çervanakut dhe Gjolenes, ky i fundit tregon për problemet që kanë dalë nga punonjës të një porti jashtë Shqipërisë për futjen e kontejnerit me kokainë. Personat që më herët dilnin garant për transportin e kokainës tashmë janë tërhequr pasi policia ka rritur kontrollet. Madje anëtarë të këtij grupi janë shumë agresisë pasi kanë ekzekutuar edhe efektivë policie, por pa e specifikuar se në cilin shtet.

Një tjetër shqetësim për anëtarët e grupit ishte edhe kimisti kolumbian që nuk realizoi dot ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Sipas hetimeve edhe pse kolumbiani shkoi në banesën ku u mbajt “plehu kimik” në Frakull të fierit nuk bëri ndarjen e saj për shkak të vështirësisë së komunikimit me anëtarët e tjerë./abcnews.al/

Previous articleMikroçip në trurin e njeriut, Elon Musk premton të “pamundurën”
Next article“Nuk do ta vuajnë më atë terror”, Vuçiç i shqetësuar për serbët në Kosovë