58-vjeçari shqiptar, Haredin Fejzulla i akuzuar për trafik drogë është futur në listën e personave më të kërkuar në Evropë. Aktualisht për kapjen e 58-vjeçarit janë vënë në kërkim të gjitha policitë e vendeve të BE.
Prej kësaj fundjave, përshkrimi i tij është në listën e Europol-it, dhe është ndër emrat më të kërkuar në Europë.
Haredin Fejzulla, i cili ka fituar miliona euro nga trafiku i drogës në Belgjikë tërhoqi vëmendjen e hetuesve në verën e vitit 2013. Ai u dënua me 9 dhe 4 vjet burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit, si dhe 5 vjet nga Gjykata e Apelit të Brukselit, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe përkatësisë në organizatë kriminale, pra 18 vjet në total.