Home Top Lajmet Kuvendi në seancë plenare, interpelancë me ministren Manastirliu, në rend dite disa...

Kuvendi në seancë plenare, interpelancë me ministren Manastirliu, në rend dite disa projektligje

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku në rendin e ditës ka interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputeti Bujar Leskaj dhe interpelancë tjetër po me Manastirliun kërkuar nga deputeti Zef Hila.

Rendi i ditës parasheh pyetje me ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nga deputetja Erisa Xhixho.

Po ashtu, pritet të shqyrtohen disa projektligje si “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, dhe disa projektvendime.

Previous articleLiderët e BE-së nuk “heqin dorë”, kërkojnë nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit
Next article“Tekst më të mirë të marrëveshjes nuk ka”, Albin Kurti: Kemi hyrë në formatin e ri të dialogut me Serbinë