Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar seancën e Kuvendit derisa kryetari i Kuvendit po i thërriste deputetët një nga një, për të votuar për plotësim ndryshimin e projektligjit për qeverisjen lokale, duke mos dashur të votojnë për këtë projektligj.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri para fillimit të votimit ka thënë se meqenëse ka presione për të votuar, ata nuk do të marrim pjesë në votim nëse nuk e heqin nga rendi i ditës projektligjin për naftën.
Seancën e kanë lëshuar edhe deputetët e Vetëvendosjes dhe deputetët e AAK-së.
Ndërkohë me 53 vota për, 1 kundër dhe 3 abstenime deputetët kanë miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale.