Home Kosova Kuvendi mbanë seancë për betejën që forcoi UÇK-në

Kuvendi mbanë seancë për betejën që forcoi UÇK-në

seancaKuvendi i Kosovës sot mbanë seanca plenare, ku pikë e rendit të ditës është shënimi i 15-Vjetorit të Betejës së Llapushnikut. Kjo betejë ishte njëra ndër betejat më e lavdishme e UÇK-së, ku u zhvillua një luftë e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë.

Mbyllja e Grykës së Llapushnikut kishte një rëndësi të veçantë jo vetëm për Drenicën dhe zonën e Pashtrikut, por edhe për gjithë Kosovën, pasi që forcat serbe rrugën e Llapushnikut e kishin kryesore për të bartur artilerinë, për ta përdorë kundër popullatës së pafajshme në Kosovë.

Rezistencën e formacioneve të para të UÇK-së (Pëllumbi, Çeliku, Guri dhe Lumi), më vonë Brigadës 113 dhe 121 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojtje të fshatrave të Grykës së Llapushnikut, të tërë rajonit të Llapushës dhe të krijimit të zonës së parë të lirë të UÇK-së

Më 8 maj, forcat e UÇK-së, që vepronin në këtë pjesë, e kryen sulmin e parë ndaj një kolone të forcave serbe në fshatin Gjergjicë. Ky konsiderohet fillimi i operacioneve luftarake në fshatrat e Grykës dhe këto operacione e veprime ushtarake patën një vazhdimësi të pandërprerë deri në qershor të vitit 1999.

Të nesërmen, më 9 maj 1998, në një aksion të madh të forcave serbe për t’u hakmarrë ndaj fshatrave të Grykës, UÇK-ja bëri rezistencën më të madhe deri atëherë ndaj forcave serbe. Forcat serbe për disa orë morën pikën strategjike te Guri i Llapushnikut, në pjesën më strategjike të Grykës, në të majtë, përbri shkollës fillore të fshatit Llapushnik.

Nga kjo pikë ata mund ta kontrollonin magjistralen në tërë gjatësinë e saj përgjatë Grykës. Mirëpo, pasditen e kësaj dite, njësitet e UÇK-së, Pëllumbi, Çeliku, Guri, Lumi, luftëtarët e shquar nga Shtabi i Përgjithshëm në Likofc, me një sulm të sinkronizuar nga të dyja anët e Grykës sulmuan pikën te Guri dhe rreth orës tre pasdite i detyruan forcat serbe të tërhiqeshin me humbje të konsiderueshme, një pizgauer të djegur dhe shumë municione të lëna në tërheqje e sipër.

Pas betejës së 9 majit, njësitet ushtarake Çeliku, Guri dhe Pëllumbi u pozicionuan në të dyja anët e rrugës magjistrale në mbrojtje të fshatrave të Grykës, duke e marrë plotësisht nën kontroll këtë Grykë dhe duke vendosur një barrikadë të madhe me zhavorr mbi magjistralen te pjesa më e ngushtë e Grykës.

Në ditët në vijim, njësitet e përmendura të UÇK-së e filluan pozicionimin dhe fortifikimin në një gjatësi të frontit, duke hapur një vijë të istikameve dhe të bunkerëve me një shtrirje rreth 10 km, në pjesët më frontale të vargmaleve të Kosmaqit dhe të Gradines dhe me pikëqëndrim në fshatin Llapushnik.

Në Betejën e Llapushnikut të zhvilluar me 8, 9 dhe 10 maj të vitit 1998 ranë 47 dëshmorë dhe 54 martirë.

Previous articleVidhen 45 mln $ nga bankomatët
Next articleAngela Martini pjesë e ‘Victoria’s Secret’?