Nga Skënder Kapiti
Ky fraksion politik i këtij kuvendi rithemelimi i shërben Partisë Demokratike, sepse: është veprim vetëpërjashtimor i elitës së vjetër politike të Partisë Demokratike dhe shënon fundin e tranzicionit të PD-së. Ky fraksion është elita e vjetër e PD-së si do që si forcë politike që të emërtohet nesër ai, pra këta i përkasin së vjetrës dhe të shkuarës.
Dhe këtë vetëpërjashtim të tyre e “ndihmuan” edhe 35 deputetët e Partisë Demokratike të cilët nuk morën pjesë në atë Kuvënd të rithemelimit rikthyes e regresiv të së shkuarës e të vjetrës dështake e pengmarrëse të Partisë Demokratike; si një lëvizje bllokuese e penguese për të ardhmen; pengues për integrimin; pengues për demokracinë dhe pengues për ndëshkimin e korrupsionit; si një përpjekje për ta zgjatur tranzicionin në Shqipëri.
Dhe nëse ky Kuvënd do ta “quaj” Partinë e tij si Parti konsevartore, në fakt kjo si parti mishëron, ruan e konservon të vjetrën e saj: interesin e atij grupi dhe ate personal të tyre,privilegjet e perfitimet dhe mbrojtjen e korrupsionit të tyre, dhe rrjedhimisht nuk do të ketë të ardhme dhe as peshë politike, aq më tepër kur atë nuk e njohin as SHBA-të.
Ky kuvend shënoi ndarjen e Partisë Demokratike, ku “Grupi i Rithemelimit” pretendon si një organizatë sovranisto-konservatore, si disa parti të disa shteteve të BE-së të cilat promovojnë prirje sovraniste kundër SHBA, BE e NATO-s, parti të cilat mbështeten nga Rusia.
Pra ky grupim është ai i cili e mbajti PD-në në moszhvillim e mosprogres demokratik.
Një anim drejt kësaj ideologjie “sovraniste” te Grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Shqiptare kur Shqipëria nuk është akoma antare e BE-së, si dhe një lëvizje e tillë anti-SHBA është tërësisht kundër dëshirës së madhe të Shqiptarëve për antarësim në BE,si dhe për faktin tjetër se Shqiptarët janë kombi më proamerikan në Botë.
Nuk mund të akuzosh ambasadoren amerikane si guvernatore sic bën Berisha dhe disa të tjerë të këtij grupi , si dhe as aventura e nje farë peticioni kundër saj, dhe kur, pikërisht edhe në kohen kur SHBA dhe perendimi kanë problemin e madh, atë të luftës në Ukrainë. Kjo duket haptazi si një veprimtari anti-SHBA përderisa edhe Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried tha:
“Mund t’ju siguroj që Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Tony Blinken dhe unë, të gjithë kemi besim të plotë tek Ambasadorja Yuri Kim”.
Pra “sovranistët” berishistë thonë si dikur Enver Hoxha për “Rrezikun anglo-amerikan për Shqipërinë”, dhe ndoshta janë nostalgjikë dhe të frymëzuar nga ky libër i diktatorit.
Por ajo që vihet re kryesisht , është qëllimi i organizatorëve të këtij kuvendi, i cili është: mbijetesa e tyre e përjetshme në politikë si deputetë pasi nuk mund të vazhdonte më kjo elitë e vjetër dështake e tillë , si deputetë të përjetshëm të Partisë Demokratike.
Pra interesi i këtyre “sovranistëve” është thjesht politiko-personal për privilegje dhe nuk është as demokracia, as sovranizmi, as konservatorizmi dhe as interesi publik.
Unë Skënder Kapiti që vij nga një familje patriotike dhe kundërshtare e regjimit komunist jam antar i hershëm i Partisë Demokratike që në ditët e para të themelmit të saj, dhe pikërisht pse gjithmonë kam shprehur qëndrimin tim si nacionalist e antikomunist të cilat janë themeli i konservatorizmit sepse kurrë nuk pashë në PD as antikomunizëm , as nacionalizëm dhe as në lidhje me pronën, por vetëm retorika false patriotizmi e antikomunizmi.
Përballë kësaj unë kam qenë që në vitin 1994 kritik i kësaj elite politike që e ka mbajtur peng PD-në, Demokracinë, pronën dhe Drejtësinë në Shqipëri dhe që tani pas 30 vitesh janë grumbulluar tashmë në këtë “Grup Rithemelimi” dhe në këtë Kuvënd të tij.
Kam mbështetur fuqimisht me dhjetra shkrime, analiza e opinione Reformën e Vetting-ut në Drejtësi, duke shpresuar se ajo do të bëjë Vetting-un edhe të politikës dhe ndëshkimin e tradhtisë e të korrupsionit të saj.
Tani SHBA duke e parë se elita e vjetër politike ajo PS+PD janë shkaktarë e këtij tranzicioni, SHBA-të që kanë meritën e jashtëzakonshme që mundësoi Vetting-un, këtë kryereformë jetike për Shqipërinë, dhe po SHBA po mbështesin Partinë Demokratike, atë zyrtaren , jo këta të të ashtuquajturit Rithemelimi, me qëllim që Shqipëria të shkojë përpara e të shkëputet duke e lënë në të shkuarën e tij edhe këtë tranzicion traumatik 30 vjecar