Home Kosova Kuvendi i Kosovës seancë solemne në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Kurti:...

Kuvendi i Kosovës seancë solemne në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Kurti: Në Prekaz njerëzit do të njihen me historinë e Jasharëve!

Kuvendi i Kosovës zhvilloi sot një seancë solemne për 25-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në sallën e Kuvendit, së bashku me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, ka hyrë edhe Rifat Jashari i cili është pritur me duartrokitje nga deputetët.

Në fjalën tij, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e falënderoi Rifat Jasharin, për kontributin e dhënë të së familjes Jashari në luftën Çlirimtare në Kosovë. Kurti foli në seancën solemne të Kuvendit edhe për kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

“Qëllimi i këtij projekti që është në fazën e shpalljes së konkursit ndërkombëtar, është që institucionet të investojnë ashtu që i gjithë fshati Prekaz të shndërrohet në një peizazh kulturor historik ku shqiptarët dhe gjithë njerëzit do të mund të shkojnë për t’u njohur me gjithë historinë e Jasharëve”, tha Kurti.

Previous articleINSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 7 %, në fund të 2022-shit
Next articleBrnabiç: Vuçiç nuk ka shtet rezervë, Kosova ka mbështetjen e të gjithë ndërkombëtarëve