Home Politike Kuvendi i 11 dhjetorit/ Ngjela me deklarata të forta: Nëse do ketë...

Kuvendi i 11 dhjetorit/ Ngjela me deklarata të forta: Nëse do ketë armë, do përgjigjet NATO

 

 

Teksa nuk na ndajnë shumë nga Kuvendi i datës 11 dhjetor, që është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, avokati Spartak Ngjela ka bërë një parashikim të asaj çka mund të ndodhë në atë ditë.

I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’ në “News24”, Ngjela shtroi pyetjen nëse në atë ditë do të ketë edhe persona të armatosur, gjë ia dha vetë përgjigjen duke thënë se; ‘Jo’.

“Nëse ka armë, do i përgjigjet NATO. Ai tha (Berisha); do bëjë kryengritjen. Ai filloi lojën ushtarake para zgjedhjeve. Me armë se bën dot se krijon tension ndërkombëtar.

Kim tha se Enver Hoxha tha: ‘Ne hamë bar dhe nuk iu nënshtrohemi Uashingtonit, Amerikës’. Dhe kjo tha (ambasadorja); rrini hani bar si Enver Hoxha, por do nënshtroheni! Në favor të kujt është destabilizimi ? Në favor të kundërshtarëve të Shqipërisë. Është Beogradi dhe Moska. Nëse Berisha do ta destabilizojë vendin, se di që fitojnë këto të dyja? Këtë i thonë dhe ata (amerikanët).

Pyetja është; si u kujtua politika amerikane që e nxori non-grata një njeri pa pushtet. Ajo provoi që Berisha kishte pushtetin. Ai e merr këtë akt për të treguar se ka forcë. Po shteti? Kryeministri është thirrur në Amerikë. Se dimë përse por kemi këtë fakt, deklaruar nga Perëndimi. Ata thanë; Në Shqipëri dhe Kosovë përplasen ashpër interesat ruse dhe amerikane, Perëndimi dhe Moska. Kjo nuk është ne favor të Berishës. Kur ka një konflikt të tillë, s’mund ta imagjinoni se sa prezentë është FBI këtu. Duke qenë se është prezentë, ka prova. Për mos të thënë dhe CIA. është bërë një lojë e madhe ushtarake dhe 2/3 e tyre s’kanë ikur. Është zonë e nxehtë.

E kam të sigurt këtë. Në këtë momente kur FBI konstaton ato që ka ndërmend të bëjë ato që thotë Zheji. Berisha ka që nga 2006 që është në konflikt me SHBA. Nëse ai (Berisha) do ushtrojë forcën kush e merr forcën? Rama. Atë që bën Berisha këtu, e di dhe FBI. Ata na dëgjojnë dhe ne këtu. Mjafton që të dinë pozicionin gjeografik. S’kanë nevojë për përgjues. Berisha di se ç’flitet. Kjo është një gjë e mirë për të se sa ndonjë masë arresti për Berishën. Ose kapet kreu, ose i thua; ja ku është forca. Ma ha mendja se kjo e dyta është. Pse? Sepse kanë thirrur Ramën, e ka thirrur Hilary Cliton. Ata e kanë pushtetin atje. Nëse është thirrur Rama për këtë, është neutralizuar kjo çështje. Ndaj s’ma ha mendja se do të ndodhë gjë. Nëse s’do të ishte forca e shtetit, hajdutët do të kishin vjedhur bankat”, deklaroi Ngjela.