Home Politike Kushtetuesja nuk shqyrtoi mosngritjen e Komisionit për Investimet Strategjike, Bardhi: Ndryshoi objektin!...

Kushtetuesja nuk shqyrtoi mosngritjen e Komisionit për Investimet Strategjike, Bardhi: Ndryshoi objektin! Lajthitje për llogari të oligarkëve

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, e konsideron lajthitje vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos pranuar kërkesën e demokratëve për të shpallur anti kushtetues vendimin e Kuvendit për Komisionin Hetimor të Investimeve Strategjike. Bardhi thotë se Gjykata Kushtetuese ndryshoi objektin e kërkesës së 28 deputetëve të PD.

“Guximi i Gjykatës Kushtetuese për të ndryshuar objektin e kërkesës së 1/5 së deputetëve mund të shpjegohet vetëm me errësimin e syve nga oligarkët e investimeve strategjike. Është akt i paprecedent vendimi i sotëm i GJK që nuk shprehet për kërkesën e paraqitur, por supozon për ekzistencën e një kërkese që nuk është paraqitur. Në GJK nuk është paraqitur asnjë kërkesë për zgjidhje të mosmarrëveshjes së kompetencave mes pakicës dhe shumicës. 1/5 e deputetëve kanë të drejtë të kërkojnë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe kanë paraqitur këtë kërkesë. Të ndryshosh objektin e kërkesës dhe të shprehesh për një kërkesë që nuk është paraqitur është lajthitje. Kush i detyrojë anëtarët e GJK të lajthisin për llogari të oligarkëve?!”, ka shkruar Bardhi.

Previous articleKonferenca për Edukimin Mediatik në Shqipëri, akademikët: Rinia e ekspozuar ndaj informacioneve në rrjetet sociale
Next articleAksidentohet për vdekje 92-vjeçari në Fier