Sot Partia Demokratike ka mbledhur Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’. LSA ka realizuar disa fotografi të momenteve kur Lulzim Basha ka hyrë në sallë dhe është pritur me ovacione nga simpatizantët.
Ndërkohë që në rreshtin e parë krahas anëtarëve të Kryesisë janë rreshtuar krah tij dhe disa deputetë të Grupit Parlamentar.
Ta pranishëm në punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së kanë qenë deputetët:
Flutura Açka
Arbi Agalliu
Andia Ulliri
Merita Bakiu
Eranda Tase Bano
Kreshnik Çollaku
Seladin Jakupllari
Ndërkohë që një nga deputetet më të reja, Ori Nebija i është bashkuar Kuvendit Kombëtar të PD-së së Lulzim Bashës. Deputetja dha dorëheqjen nga Kryesia e PD, pasi në atë mbledhje u vendos së do mbaheshin zgjedhjet me 29 korrik.