Home Kronika Kush është vrasësi që reciton poezi nga burgu në Shqipëri?

Kush është vrasësi që reciton poezi nga burgu në Shqipëri?

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi është kundër dhënies pa limit të statusit të të penduarit të drejtësisë, siç ndodhi me rastin ‘Dumani’. Në një intervistë në Report Tv, Rexhepi solli në vëmendje historinë e një të burgosuri shumë të njohur, që nuk ia tha emrin, që është shndërruar në një poet.

“Dumani mund t’i nxjerrë me pikatore dhe nuk nxjerr ato që duhet. Duhet të jesh i kufizuar me pendimin, nuk mund të bësh një mal me mish me njerëz dhe pendohesh dhe merr një vendim minimal.

Ka pasur raste nga Drejtoria e Burgjeve, ku ishte bërë poet një vrasës shumë i njohur dhe ishte skandaloze që na recitonte poezi.

Duhet të kufizohet, se vret tjetri 20 veta dhe merr dënim prej 7 vjetësh, se kështu i bie mund të bëjmë ç’të duam dhe marrim dënim minimal”, tha Rexhepi.

Previous articleKeni në plan të ‘arratiseni’? Ky qytet i bukur i Italisë ofron 30.000 euro që të shpërngulesh atje
Next articleBratko, një histori himn dashurie e birit për nënën! Testamenti i shqiptarit që i dhuroi botën Shqipërisë