Home Kronika Kush është 37-vjeçari Nuredin Dumani që dyshohet se ekzekutoi Bujar Çelën/ Zbardhet...

Kush është 37-vjeçari Nuredin Dumani që dyshohet se ekzekutoi Bujar Çelën/ Zbardhet dosja e plotë kriminale

Personi që shikoni në foton e mëposhtme është Nuredin Dumani, 37-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Çelës. Ai është një nga ekzekutorët që tashmë është shpallur në kërkim për vrasjen e vëllait të të shumëkërkuarit, Talo Çela. Identifikimi i Dumanit, u bë nga kamerat e sigurisë së lokalit, ku dhe u ekzekutua me tre armë zjarri Bujar Çela.

Dumani është në kërkim prej një viti dhe tashmë, Prokuroria e Elbasanit, ka lëshuar urdhër-arrestin e dytë për 37-vjeçarin, pasi akuzohet dhe për ngjarje të tjera kriminale.  Nuredim Dumani, akuzohet se ka marrë pjesë dhe në ekzekutimin e dy vëllezërve në Durrës, Viktor dhe Besmir Haxhia.

Gjithashtu, mbi ‘shpinën e Dumanit’, rëndon dhe akuza për një tjetër vrasje të ndodhur në Durrës, ajo e dy shokëve: Anxhelo Avdiaj dhe Dprian Shkoza.

Ai ka rezultuar të jetë i përfshirë në një rrjet prostitucioni, grupi i të cilit u shkatërrua në vitin 2018. Ishte pikërisht rrëfimi i një 18-vjeçareje nga Durrësi që është shfrytëzuar si prostitutë në Francë, e cila zbulloi rrjetin e trafikantëve, të cilët ishin nën hetim në Francë, Shqipëri e Itali. Vajza me inicialet A.K, gjimnaziste në një shkollë në qytetin bregdetar, vendosi t’u shpëtojë trafikantëve, duke u hedhur mbi një makinë policie në Bordo, Francë. Më pas ajo mori statusin e viktimave që mbrohen nga shteti dhe rrëfeu gjithçka dinte para autoriteteve.

Autoritetet franceze u përcollën Krimeve të Rënda rrëfimin e vajzës dhe hetimi i mëtejshëm i autoriteteve shqiptare, shpëtoi edhe dy vajza të tjera në Shqipëri, që ishin gati ta trafikoheshin në të njëjtën mënyrë, por kësaj here në Itali.  Në pranga në Shqipëri ranë 3 persona, në Francë 2 persona, i akuzuari si tutor Nuredin Dumani dhe një taksist.

Sot, Dumani u shpall sërish në kërkim nga Prokuroria e Elbasanit. Dumani ka qenë edhe shok me Klevis Kapllanin, të riun që u ekzekutua në Rrogozhinë, vetëm 200 metra laerg banesës së tij. Policia ka dyshime të forta se Dumani e ka vrarë dhe këtë të fundit, madje ka pritur që të shkonte në ceremoninë e tij mortore për ta arrestuar, por pa rezultat.

Publikohet fotoja, ky është 37-vjeçari Nuredin Dumani, i

SOURCEBulevard News
Previous articleAsambleja Kombëtare e PS/ Rama rendit arsyet: Ja pse na duhet edhe mandati i tretë
Next articleRama: Me Monikën, Salin dhe Metën do keni vetëm vështirësë dhe jo drejtësi