Home Kuriozitete Kush e ka provuar, i di benefitet! E kemi fjalën për ngrënien...

Kush e ka provuar, i di benefitet! E kemi fjalën për ngrënien e portokallit në dush…

Nëse keni TikTok me siguri e keni vënë re trendin më të ri, ku përdoruesit hanë portokall në dush. Nëse ju duket diçka e pakuptimtë, ju sugjerojmë ta provoni. Së pari, banjo juaj do të ketë erë të mrekullueshme. Sipas shumë TikTokers që e kanë provuar me sukses këtë trend, kur prisni portokallin, vajrat lirohen nga lëvozhga e tij dhe aroma përhapet në të gjithë tualetin, duke e kthyer atë në një Spa relaksuese.

Të shumtë janë ata që argumentojnë se në dush ndjejmë më fort shijen e frutave. Ndërkaq, portokallet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Studimet i kanë lidhur drejtpërdrejt me përmirësimin e depresionit dhe përmirësimin e humorit për shkak të vetive të tyre antioksiduese. Thithja e aromës së vajit esencial të portokallit gjithashtu ndihmon me ankthin dhe mund të ketë rezultate të dukshme për ata që luftojnë me ankthin ose depresionin.

Ndërkaq, lëkura e portokallit është shumë e mirë për pastrimin e mushkërive nga helmet e marra nga ajri dhe substancat që shkaktojnë alergji. Lëkura e portokallit është e pasur jo vetëm me vitaminë C, por edhe me vitaminë A, enzima, fibër dhe pektinë. Vitamina C është fantastike për sistemin imunitar, veçanërisht në kohët kur ai ka më shumë nevojë që të luftojë të ftohurën dhe gripin. Përveç vitaminës C, lëkura e portokallit përmban flavonoidë, kalçium, magnez dhe bakër. /TAR/

Previous articlePunime në Bypass-in e Fierit, ARRSH njofton devijimin e trafikut, ja si do të procedohet ditën e nesërme
Next articleEkspertët: Kujdes, makinat me këtë ngjyrë mund të përfshihen më shpesh në aksidente