Home Kosova Kurti tregon detaje nga takimi në Bruksel: Në fund kam bërë edhe...

Kurti tregon detaje nga takimi në Bruksel: Në fund kam bërë edhe një përpjekje, Vuçiç nuk pranoi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka folur për takimin që pati në Bruksel. Gazeta Express shkruan se Kurti në mbledhje ka deklaruar se pas bisedimeve ka qëndruar për të bërë edhe një përpjekje të fundit, të cilën e kishte refuzuar presidenti serb.

“Unë isha i fundit që e lëshova ndërtesën e BE, sepse gjithmonë ka hapësirë për një përpjekje të fundit. Ka qenë edhe përpjekja e fundit. Lajçak ka ardhur te dhoma ku ndodhet delegacioni ynë, e bëri edhe një përpjekje për një tekst që do të përfshinte edhe tekstin e BE-së, por më pas na njoftoi që presidenti i Serbisë s’e kishte pranuar, por Borrell ndodhej në një konferencë për media”, tha Kurti.

Previous articleProtesta e 6 dhjetorit, përfundon takimi i Ilir Metës me Sali Berishën
Next articleE pazakontë në Lezhë/ Përmbytja e rrugës detyron familjarët e të ndjerës të transportojnë trupin me zetor, futet në arkëmort në mes të rrugës