Home Kosova Kurti takohet me Von Cramon: E rëndësishme të fillohet me ofrimin e...

Kurti takohet me Von Cramon: E rëndësishme të fillohet me ofrimin e shërbimeve bazike në komunat veriore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes takoi Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Kryeministri rikujtoi se zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit ishin shtyrë një herë në dhjetor, dhe se tani pas mbajtjes së tyre me 23 prill, është e rëndësishme që të fillojnë sa më parë me ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët, të cilat kanë munguar që nga fillimi i muajit nëntor të vitit të kaluar pas dorëheqjes së kryetarëve pararendës.

Ndërsa, për sa i përket dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit të saj, ai përsëriti që duhet zbatim i shpejtë, i plotë dhe i pakushtëzuar.

Në takim ishin edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacolli Dalipi, dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Previous articleLa pas 250 milionë dollarë të mbledhura gjatë jetës së saj, ja kush do ta trashëgojë pasurinë e Tina Turner
Next articleKush po e pengon reformimin e PD-së?