Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në edicionit e 23-të të Panairit të Librit, ku tha se dëshiron që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror, veçmas mbi të rinjtë.
“Jemi shumë të nderuar dhe pafund të gëzuar që e kemi në mesin tonë, shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare dhe më duhet të them që të gjithë ne jemi rritur me të, që do të thotë se vetëdija jonë për veten si komb shqiptar është në masë të konsiderueshme e formësuar nga romanet dhe nga poezia e Ismail Kadares. Ne atij jemi borxh sa s’thuhet”, tha Kurti.
I pari i qeverisë foli edhe me shkrimtarin e madh Kadare, ku ky i fundit i dhuroi atij të nënshkruar librin e tij “Aksidenti”.