Home Kosova Kurti konfirmoi mos pjesëmarrjen në takimin e liderëve të rajonit, vjen reagimi...

Kurti konfirmoi mos pjesëmarrjen në takimin e liderëve të rajonit, vjen reagimi i menjëhershëm i Behgjet Pacollit

Kryeministri Edi Rama pret këtë të hënë një takim me liderët e rajonit. Takimi do të jetë joformal, ndërkohë që kryeministri i Kosovës ka njoftuar  homologun e tij shqiptar se nuk do të jetë pjesë e këtij takimi.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe politikani Behgjet Pacolli  i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se mospjesëmarrja e Kosovës në këtë takim është lajm i keq.

Mes të tjerash ai tha se mungesa e Kosovës në këtë takim e gëzon shumë Serbinë ndërsa shtoi se Kurti ka refuzuar të marrë pjesë pa pasur asnjë arsye.

“Mos pjesmarrja e Kosovës në takimin pergatitor të Samitit të Berlinit, pa marrë parasysh faji i kujt është, që tani Kryesohet nga Shqipëria është lajmi më i keq që mundet me i ndodh Kosoves. Kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty jane bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pas parasysh se Serbia gjithmonë ka qene refuzuese ndaj pjesmarrjes se Kosoves.

Mos pjesmarrja e Kosoves e gezon shume Serbinë. Keqardhja ime është mungesa totale e përgjegjësisë së Qeverise dhe kryeministrit që përkundër se ishte i ftuar, refuzoi pa asnjë arsye”- tha ai.

Previous articleBerisha non grata nga Britania e Madhe, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja kujt duhet t’i drejtohet ish-kryeministri për të marrë përgjigje
Next article‘I dashur Mr Berisha… Mos guxo të prekësh tokën britanike! As tranzit!’ Ja përmbajtja e letrës me të cilën qeveria britanike e njoftonte se ishte ‘non grata’