Home Kosova Kurti i hedh fajin prokurorisë dhe gjykatave për vrasjen e grave

Kurti i hedh fajin prokurorisë dhe gjykatave për vrasjen e grave

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me faj Prokurorinë dhe Gjykatat për rastet e dhunës dhe vrasjes së grave.

Ai ka deklaruar se përgjigja institucionale ndaj krimeve mizore e trajtimeve çnjerëzore ndaj gruas duhet të jetë e pandalshme.

Kurti në Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, tha se kjo luftë e gruas për mbijetesë brenda mureve të shtëpisë është luftë e shoqërisë, luftë e shtetit në përkrahje të grave dhe të vajzave.

“Prokuroria pasive dhe gjyqësori joefikas janë ndër shkaqet kryesore të këtij realiteti ku vrasja e grave është veçse lajm që përsëritet dhe nuk mbetet aktual mbi dy ditë. Sistemi i padrejtësisë që reagon me shpejtësi e efikasitet kur bëhet fjalë për përfitimin e tyre individual, nuk i shërben këtij shteti dhe kësaj shoqërie.

Mungesa e profesionalizmit që shpërfaqet në vendime të anuara e të motivuara, vonesa të paarsyetuara për shkak të mungesës së mekanizmave të llogaridhënies, politizim i sistemit gjyqësor që u bë haptazi nga qeveritë e kaluara, prodhojnë viktima; prodhojnë dhunues; prodhojnë abuzues; dhe përçojnë mesazhin se gjithçka tjetër, përfshirë vënien e drejtësisë, vjen në trajtim pas ngopjes dhe përmbushjes së interesave personale”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka deklaruar se pengesat në sistemin e drejtësisë, nuk do t’i ndalin përpjekjet për evitimin rasteve të dhunës ndaj gruas.

Previous articleNdodh në PD! Kandidon në primare por nuk e gjen emrin në listë, Merkoçi hedh akuza të forta
Next articleArgjentinasit të çmendur, 90 mijë fansa të mbledhur para një ekrani gjigant