Adelheid Feilcke, shefe e Programit për Evropën në Deutsche Welle, në një intervistë “Përballje” ku ka folur për dialogun e Kosovë-Serbi, tensionet në pjesën veriore të vendit si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Njohësja e çështjeve të Ballkanit ka folur edhe për takimin që do të mbahet të enjten e 14 shtatorit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për çka ka thënë se kjo është një javë e rëndësishme sidomos për Kosovën.
“Është një javë e rëndësishme për Kosovën veçanërisht, sepse për Serbinë tema e Kosovës nuk e ka atë prioritetin siç e ka për ju kosovarët dhe për zhvillimin e Kosovës. Kjo dis-balancë mes të dyja vendeve gjithmonë nga jashtë, nga Gjermania kur shikohet është shumë e qartë sepse Kosova është një çështje e rëndësishme për Serbinë, por për Serbinë ka edhe probleme të tjera
Për Kosovën, zhvillimet dhe akordimi i politikës me faktorët ndërkombëtarë në zgjidhjen e problemit me Serbinë janë vendimtare dhe çështje kyçe, veçanërisht këtë kohë kur janë vendosur sanksione dhe masa të veçanta ndaj Kosovës. Pra, pritjet për të dalë nga ky konflikt janë mëse urgjente për Kosovën e cila gjendet në këtë situatë”, kishte deklaruar Feilcke.