Home Kosova Kurti dhe Hovenier nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar

Kurti dhe Hovenier nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar

Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, kanë nënshkruar marrëveshje mbi masat e sigurisë, me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar.

Kurti tha se koncepti i sigurisë kombëtare është udhërrëfyes i qeverisjes së përgjegjshme.

“Siguria kombëtare është e drejtë dhe nevojë. Ajo përkthehet në vullnetin dhe obligimin e qeverisë të merr vendime me të cilat garantohet pavarësia, sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit. Mbrojtja e tillë e informacionit parashihet me ligj dhe siguron mbrojtje përderisa interesi kombëtar dikton një gjë të tillë”, tha Kurti.
Previous articleI burgosur, sipërmarrës, mercenar! Analiza e REL: Ulje-ngritjet e Prigozhinit në Rusi
Next articleQyteti australian ku njerëzit jetojnë nën tokë (VIDEO)