Kryetari i Aleancës për Akmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për intervistën e dhenë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ku deklaronte se SHBA dhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk mund ta përfaqësonin Prishtinën zyrtare.
Haradinaj akuzon Kurtin se po mundohej të krijonte sikur është viktimë e një komploti ndërkombëtar. Ai tha se Kurti ishte në drejtimin e gabuar dhe se duhej të ndryshonte qasje sepse sipas tij nëse vazhdohej në këtë kurs politikash atëherë vihej në rrezik ekzistenca e shtetit.
Pse ai me çdo kusht kërkon që Amerikën ta bëjë pjesë të problemit kur ajo ishte dhe është pjesë e zgjidhjes. Pse Albin Kurti mundohet ta krijojë përshtypjen se ai mund të jetë viktimë e një “komploti ndërkombëtar”! Apo po provon që edhe njëherë ta luajë viktimën, si në vitin 2020! Detyrat dhe obligimet e një kryeministri janë të rënda, aq më tepër në rastin e Kosovës, dhe nëse nuk mund t’u bësh ballë sfidave që t’i nxjerr koha përpara, fajin nuk mund ta kërkosh diku tjetër, pos te vetja!
Kosova nuk e ka luksin të bëjë eksperimente duke u armiqësuar me partnerët strategjikë por duhet të shtrohet e të rinisë një fazë tjetër bashkëpunimi. Kjo dmth se Kryeministri duhet të bëjë kthesë për 180 shkallë sepse është në drejtimin e gabuar! Ky vit nuk mund të vazhdojë me të njëjtat gabime, sepse me këtë kurs është vënë në rrezik edhe vet ekzistenca e shtetit”- shkruan Haradinaj në reagimin e bërë në facebook.