Home Kosova Kurti: BE-ja të gjejë mekanizëm për ta bërë të detyrueshme marrëveshjen me...

Kurti: BE-ja të gjejë mekanizëm për ta bërë të detyrueshme marrëveshjen me Serbinë

Një ditë pas takimit në Ohër ku u arrit marrëveshja por pa u nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri Albin Kurti ka reaguar sërish duke bërë thirrje që BE-ja të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen të zbatueshme.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka falenderuar zyrtarët e BE, Borrell dhe Lajçak, si dhe zyrtarin amerikan Escobar, që ndërmjetësuan këtë takim.

Por, Kurti kërkon që Serbia ta nënshkruajë këtë marrëveshje.

“Kemi arritur një marrëveshje për një aneks implementues të Marrëveshjes Themelore. Serbia, njësoj si në takimin e fundit në Bruksel, iu shmang nënshkrimit të marrëveshjes, dhe tani edhe aneksit implementues. I takon BE-së që të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen të detyrueshme ligjërisht dhe ndërkombëtarisht”, ka shkruar Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Previous articleKlodiana Lala mbi vrasjen e 22-vjeçares keniane në Tiranë: Një biznesmen shumë i fuqishëm ka qenë atë mbrëmjen në kazino, ja si e fshehën dhe manipuluan autoritetet ekzekutimin e Xhoi Akos
Next articleRaportohet se Koreja Veriore e ka testuar një raketë balistike me rreze të shkurtër