Home Ekonomia Kursi i këmbimit valutor/ Euro dhe Franga rikuperojnë pikë. Paundi britanik sërish...

Kursi i këmbimit valutor/ Euro dhe Franga rikuperojnë pikë. Paundi britanik sërish në rënie

Dollari amerikan ka regjistruar një kurbë pozitive këtë mëngjes pasi ka fituar lehtshëm pikë në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 107.7 lekë dhe është shitur me 108.8 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane krahasuar me ditën e mërkurë blihet sot me 114.5 lekë dhe shtet me 115.4 lekë duke shënuar rritje të lehtë të vlerës teksa ka kaluar pragun e 114 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu ka pasur edhe ajo një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të enjte teksa blihet sot me 115.4 lekë dhe shitet me 116.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dje.

Paundi britanik ka pësuar një zbritje të vlerës ditën e sotme pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me 129 lekë dhe shitet me 130.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN

Previous articleBE-ja rekomandon që pasagjerët nga Kina të paraqesin test negativ për COVID-19
Next articleTakimi me ministrat për prioritetet e 2023, Rama: 3 stadiume të reja do të ndërtohen në Durrës, Vlorë dhe Korçë