Home Ekonomia Kursi i këmbimit/ Rënie e fortë për Paundin britanik ndërsa Euro e...

Kursi i këmbimit/ Rënie e fortë për Paundin britanik ndërsa Euro e nis javën pozitivisht

Monedha europiane e ka nisur këtë javë pozitivisht duke u blerë këtë mëngjes me 123.5 lekë dhe duke u shitur me 124 lekë krahasuar më javën që lamë pas, referuar tregut valutor vendas.

Ndërkaq Paundi britanik ka pësuar një rënie të fortë prej 0.8 pikë në raport me ditën e premte të 27 nëntorit duke u blerë sot me 137 lekë dhe duke u shitur me 138.2 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan ka regjistruar një zbritje prej 0.2 pikë nga java e kaluar duke u blerë kështu këtë të hënë me 103.3 lekë dhe duke u shitur me 104.1 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu është dobësuar ndjeshëm këtë fillim jave teksa është blerë me 113.6 lekë dhe është shitur me 114.6 lekë krahasuar me periudhën e 22-27 nëntorit.

SCAN

SOURCEbulevard news
Previous articleFemrat, shkatërrojnë edhe…
Next articleVullkani në Ishullin e Bardhë shkaktoi 22 viktima, Zelanda e Re akuzon “fajtorët”