Home Ekonomia Kursi i këmbimit/ Luhatje të përgjithshme për valutat e huaja. Vazhdon të...

Kursi i këmbimit/ Luhatje të përgjithshme për valutat e huaja. Vazhdon të forcohet Paundi britanik

Monedha europiane ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës këtë të enjte duke u blerë me 123.9 lekë dhe duke u shitur me 124.6 lekë në raport me një ditë më parë. Paundi britanik ka fituar sërish pikë ditën e sotme sikurse dhe ditën e mërkurë duke u blerë me 136.6 lekë dhe duke u shitur me 137.8 lekë referuar tregut valutor vendas.

Dollari amerikan ndërkaq ka regjistruar një rënie të vlerës prej 0.4 pikë nga dita e djeshme pasi blihet sot me 110 lekë dhe shitet me 110.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Franga zvicerane shfaqet e qëndrueshme këtë të enjte pasi vazhdon sikurse edhe dje të blihet me 115.7 lekë  dhe të shitet me 116.7 lekë.