Home Bota Kurorëzim pa djalin pranë, dalin detajet e ceremonisë së Mbretit Charles, ja...

Kurorëzim pa djalin pranë, dalin detajet e ceremonisë së Mbretit Charles, ja çfarë pritet të ndodhë

Legjendat e rrokut dhe muzikës pop britanike do performojnë në koncertin e kurorëzimit, por gjasat janë se në ballkonin e Pallatit Mbretëror Buckingham, nuk do jenë në krah të anëtareve të familjes mbretërore Princi Harry dhe bashkëshortja e tij amerikane, Meghan Markel pas librit të tij atomik ndaj familjes mbretërore si dhe xhaxhi i tij Princi Andrew, për shkak të akuzave të natyrës seksuale ndaj tij.

Në këtë ceremoni e para pas 70 vjetësh kur nëna e tij Mbretëresha e ndjerë Elisabetë, u bën Mbretëresha e Anglisë në vitin 1953,  miliona britanik do dalin nëpër rrugë në qendër të Londrës për të parë ceremoninë dhe koncertin në Windsor ku ndodhet pallati tjetër mbretëror.

Mbreti Charles pritet të heqë dorë nga veshjet tradicionale të Mbretërve të mëparshëm të shekujve të kaluar, por do vishet me uniformën ushtarake për të reflektuar monarkinë moderne të shekullit 21.

Por ai do mbajë në kokë  Kurorën e St Edwards, 2.23 kg e rëndë, me 400 gurë të çmuar, përfshi 6 safire dhe 12 rubies, e cila është bërë në vitin 1661 për kurorëzimin e Mbretit Charles i Dytë.

Monarkia angleze di sesi të dhurojë spekatakël dhe protokoll, edhe pse në një kohë sensitive diplomatike, dhe familjare, pas rebelimit kromuellian të djalit të Mbretit dhe nuses së tij amerikane, të cilët mesa duket kanë pasur sukses në njollosjen e imazhit të Monarkisë angleze, por mesa duket kanë dështuar në rrënimin e saj, si nuk ka ndodhur gjatë më shumë se 1200 vjetëve të ekzistencës së këtij institucioni unikal në botë.

Previous articleUdhëheqësit e Kongresit kërkojnë që SHBA, të dërgojë tanke në Ukrainë!
Next articleRikthehet ‘Njerëz dhe Fate’, Arben Derhemi zbulon cilët do jenë aktorët e serialit