Home Politike “Kur të do Korça, të do e gjithë Shqipëria”, Blushi ndan foto...

“Kur të do Korça, të do e gjithë Shqipëria”, Blushi ndan foto nga takimi i PL-së me të rinjtë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka ndarë disa foto në “Facebook” nga takimi i djeshëm me strukturat e Partisë së Lirisë në Korçë. Në postimin që shoqëron fotot me të rinj e të reja, Blushi është shprehur se PL-ja e ka të sigurt fitoren në Korçë.

REAGIMI I BLUSHIT

Kur të do KORÇA, të do e gjithë Shqipëria!
Mirënjohje dhe falenderim i veçantë për pritjen e djeshme shumë të ngrohtë të qindra të rejave dhe të rinjve, për pjesëmarrjen masive, entuziazmin, energjinë pozitive dhe mbështetjen për Partinë e Lirisë.
Ne do të fitojmë për ta, për të gjithë qytetarët dhe familjet korçare, për t’u shërbyer me përulësi, për t’i thënë KORÇËS shkëlqimin e merituar, si model qytetarie, simbol të dijes, kulturës, artit dhe lirisë.

Previous articleAi mysliman, ajo katolike, dashuria shqiptaro-turke që nisi në sallonin e bukurisë
Next articleEksperti i sigurisë zbulon rolin e dy kolumbianëve në laboratorin e kokainës në Fier: Skema që përdorën…