Home Editorial Kur patriotizmin nuk e mban administrata e doganierit

Kur patriotizmin nuk e mban administrata e doganierit

turiNga Artur Llana / Pasi ka arritur të përçajë një komunitet, pasi ka arritur të krijojë modelin më të turpshëm të një administrate korruptive, pasi ka mundur të instalojë një marrëdhënie të turpshme me rrugaçë me median që ishte kundra tij, po kurrë kundra interesave, Shpëtim Idrizi ka mundur të bëjë pikërisht atë që ka bërë edhe Ilir Meta, njëri për rezolutë e tjetri për integrim. Ata kanë humbur elektoratin dhe janë tashmë modeli më i shëmtuar i një koalicioni që për fat të mirë zoti i ka ndarë njëri në një krah dhe tjetrin në krahun tjetër politik. Vite më parë kur isha në shkollë në Tiranë, më kujtohet një shoku im që e kam ende mik. Kur na pyetën në klasë se çfarë pune na bënin prindërit ai tha se ishte çam dhe se babai i tij punonte karrocier. E kujtoj atë ulkonjë që sot ka zënë vend në PD kur tha se u bënë edhe fëmijët e karrocierëve që të mësonin gjuhë të huaj. Pak ditë më pas kur në lëndën e matematikës që ajo zonjë jepte kërkoi se kush mund ta zgjidhte një problem me yll që quheshin atëherë, që ishin shumë të vështirë për të marrë dhjetë, djali i karrocierit, ai miku im aktual çam u ngrit dhe e zgjidhi. Ishte i vetmi në klasë. Kur e mbaroi copën e shkumsit që i kishte mbetur ja përplasi në fytyrë mësues dhe u nis për ta ikur…për ta lënë shkollën natyrisht para se ta përjashtonin. Ishte 14 vjeç. E solla këtë shembull pas 30 vitesh kur një 14 vjeçar kërcënonte mësuesen një ditë se ishte me partinë e Shpëtim Idrizit. Kur ajo i lutej se mësimi ishte mësim dhe se ai kishte mësuar edhe se mjerë ajo po u fut në gojë të koalicionit. Janë dy ngjarje të largëta, janë dy ngjarje që thonë shumë, janë dy ngjarje, kur karrocieri që nuk jeton më kishte mbetur i tillë për të edukuar një fëmijë që i kishte shpëtuar si e vetmja trashgimi genocide. Dhe një ngjarje tjetër ku një njeri vetëm se ka mik Shpëtim idrizin kërcënon për reformë, kërcënon personalitetin e mësueses dhe mbi të gjitha kërcënon atë për të cilën ka folur vetë zoti Idrizi. Ka vetëm dy javë që në Durrës komuniteti çam po merr fizonominë e tij, gjithsecili po e gjen veten pas një ëndrre të keqe të një rezolute që doli nga instituti i misrit apo orizit, po e gjen veten duke respektuar veten, pasi ai karrocieri nuk jeton më dhe duke përbuzur një klan njerëzish që ja shitën idealet, ja përdhosën ëndrrën me një copë letër dhe mbi të gjitha e kërcënuan se edhe mund të ngelnin pa rezolutë. Pas katër vitesh ata kanë kuptuar se tashmë kanë fituar ca para ata që i gënjyen, kanë fituar ca vende pune ata që ikën nga PD-ja sit ë papunë dhe mbi të gjitha kanë fituar një copë letër që brezat do ti mallkojnë për atë që bënë. Kam rastisur këto 18 vite të jem pjesë e shumë aktiviteteve të shoqatave atdhetare dhe politike. Kurrë nuk kam parë njerëz më kompakt dhe më me shpirt se shoqata çamëria. Kurrë nuk jam zhgënjyer më shumë se kurrë prej vitesh tashmë nuk ka më parti, po përplasje grupesh për të zënë vende pune, për të paguar për vende pune dhe mbi të gjitha për të shkelur atë ëndërr që ata i bënë të lotojnë sa herë. Nuk e kam fjalën këtu për ngjizje pisllëqesh për të marrë një pagë apo për të emëruar një dashnore. Ka dy javë që shikoj një komunitet çam të përçarë në Durrës. Ka dy javë që shikoj të rinj që pyesin me kë je, me atë apo me këtë të riun. Nuk ka rëndësi sondazhi se me kë janë më shumë. Ajo që të tremb është se te shtëpia ata adoloshentë idiferentë dëgjojnë se si është më mirë të kesh një vend pune apo të kesh një ideal që duhet ta mbrosh edhe pa qenë në punë. Ka disa muaj që dëgjoj se ku janë punësuar përfaqësues të PDIU-së, niveli i korrupsionit është më i larti, që abuzimi bëhet hapur për të marrë para dhe mbi të gjitha se taksapaguesit shqiptar duhet të paguajnë partinë që kishte pasur si synim një palo rezolutë. Por ka dy javë që nëpërmjet rrjetëve sociale po ndeshem me një dukuri fashiste të disa të rinjve apo të vjetërve se fotoshopi bën mrekullira. Janë padyshim pjesa më radikale edhe pse hedhin në rrjete pë diskutim idealin apo rezolutën, por që nuk pranojnë kurrë t’i kundërshtosh. Duhet të jesh pjesë e tyre, e administratës së tyre, e asaj që mendojnë ato, e asaj që kërkojnë ato. Kjo nuk ja vlen të diskutohet në nivelin e kërcënimëve pasi sot ideali dhe rezoluta janë edhe tredhje politike, po thjesht në nivelin e mentalitetit të doganierit që pret apo nuk pret fatura, që merr apo nuk merr lekë, që të jep apo nuk të jep …rezolutë. Kam frikë se administrata nuk mban ideale, ajo mban fatura. Kam bindje se administrata ama është pakicë dhe faturat nuk janë fleta votimi.

Previous articleInatet politike lënë pa ujë Kumanovën
Next articleKryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i jep titullin “Mirënjohje e Qytetit” skulptorit të njohur Idriz Balani