Home Opinion Kur luhet në shilarse elektorale

Kur luhet në shilarse elektorale

NebiDragotiNga Nebi Dragoti / Ngritje page apo ulje page…

Kryeministri edhe flet për ngritje rroge…por nuk e lënë administratat që qethin rrogat e mësueseve.Është bela se flet dhe e dëgjojnë gjithë shqiptarët.Këtu tek këto ngritje të famshme që bëhen me dy përqind a tre përqind nuk llogaritet fare rritja e çmimeve në treg sepse kjo është akoma më e madhe si rritje.Mirëpo qënka ndryshe të flasësh dhe ndryshe të lexosh realitetin drejt e në sy.Hëëm,këtu më qëndro, lumë miku.Ah,ta dinte kryeministri këtë!Ai menjëherë do ta pranonte rrotacionin jo të vetes si kryeministër,por të administrates apo të Drejtorisë Arsimore Durrës që gënjen e tallet me lekët e udhëtimit të mësuesëve që udhëtojnë fshatrave.Jo vetëm nuk i japin rregullisht çdo muaj,por bëjnë sikur i harrojnë duke kaluar dhe vite.Vazhdojnë sorollatjet:jo s’ka lekë banka,jo s’është çelur fondi,jo Ministria s’ka lëshuar urdhërin,jo s’ka ardhë pranvera…jo,kur të vinë dallëndyshet e të këndojnë bilbilat dhe ,tek e fundit “ishalla t’i harrojnë e të mos i kërkojnë më,se boll i kemi mërzitur”.Mirëpo,kështu i bie që të mos ketë ngritje rroge,por ulje ,se ka mësues ,në vartësi të largësisë, që paguajnë për vajtje-ardhje çdo ditë dhe i del shuma prej 3OOO lekë në muaj.Po ç’bëhet në Qendrën e llogarisë arsimore Durrës?Po t’i futesh një kontrolli se si janë paguar,sa ka pa u paguar f.v.një mësues që ka dalë edhe në pension vë duart në kokë.Në përgjithësi nuk është paguar viti 2O11, 2O12,2O13,veç asaj kohe që është harruar dhe askush s’i kthehet më.Shohim se në këtë administratë mungon rregulli,humbasin dokumentat që vëtetojnë ditët e punës për t’u paguar…përsëriten dokumentat …humbasin prapë se,gjoja,në një rast konkret,është prishur kompiutri,i ka fshirë të gjitha dhe tjera proçkulla që të nxjerrin në konkluzion:çfarë bëhet,si punohet në këtë administrate!?Drejtoria Arsimore e Durrësit as do t’ia dijë fare se ç’faje ka këtu,pasi rrogën e vet e fusin sagllam në xhep pa pasur asnjë groshë mangut.Pastaj,me sa duket,në koutacionin e pages ditore për rrugë bëhen pelivanlliqe si p.sh. distanca Durrës- Hamallaj më parë paguhej 18O lekë,kurse tani 16O lekë.(Si duket është shkurtuar rruga!).Sqaroj se udhëtimi i turnit mbasdite bëhet me mjete private,i paorganizuar nga drejtoria arsimore,ku mësuesi është i detyruar të paguaj edhe më tepër.Pra,këtu ka ulje page,ku me dashje apo pa dashje i kundërvihet Kryeministrit që bërtet në çdo tubim elektoral,se do ta bëjë pagën e mësuesit 7OO dollarë,kur nuk ka lekë për të paguar defiçitet e krijuara.Duke qënë i sinqertë me Kryeministrin shprehem se ai duke u lodhur përpara ekraneve për ngritja page që,konkretisht,nuk është aspak reale dhe e besueshme, them se nuk duhet të vazhdojë kështu,sepse me administratat që ka ,i nxjerrë vetes kallajin.

Previous articleSadik Sukaj, njeriu që me fjalën e tij plot shpirt, diti të ngrejë peshë shpirtërat e njerëzve
Next articleMashtrimi i qeverisjes së PD -së është një persekutim i dytë për të përndjekurit politik